Kukësi prezanton ish futbollistin e FC Shkupit, Filip Gligorov

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kukësi gjatë ditës së sotme ka prezantuar ish mbrojtësin e FC Shkupit, Filip Gligorov,i cili 6 muajt e fundit ishte pjesë e Partizanit të Tiranës.

Një transferim të tillë, “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që më herët, ndërsa tashmë drejtuesit e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë, bëjnë gjithçka zyrtare, duke prezantuar kështu brenda ditës dy përforcime.

Më herët gjatë ditës së sotme drejtuesit e Kukësit prezantuan edhe sulmuesin Vasil Shkurtaj.

Për Gligorov, Kukësi do të jetë skuadra e tretë shqiptare me të cilën do të luaj në elitën e futbollit të Shqipërisë, pasi përveç me Partizanin, ai kishte luajtur edhe me Vllazninë e Shkodrës, nga e cila skuadër gushtin e vitit 2020 ishte transferuar te FC Shkupi, ku qëndroi për një vit.

Ndryshe në Superligën e Shqipërisë, 28-vjeçari Filip Gligorov, numëron gjithsej 31 ndeshje. (infOSport.mk)

You may also like