Kukësi godet në merkato, prezanton ish-in e Korabit dhe një mesfushor anglez

by admin
Spread the love

Kukësi ka prezantuar afrimin e Laurenc Xhekës dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu. Si Xheka ashtu dhe Layton janë bashkuar prej disa kohësh me ekipin kuksian, por fillimisht u është dashur që të bindin stafin teknik, që duket se ka dhënë aprovimin për t’u ofruar kontrata.

Xheka ka firmosur me klubin kuksian për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton do të jetë pjesë e verilindorëve për dy sezone.

22-vjeçari Xheka ka qenë pjesë e Korabit në sezonin e fundit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën. Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë.

Kuksianët e nisën sezonin e ri duke barazuar me Tiranën, ndërsa ka qenë një prej ekipeve më aktive në merkaton e verës, teksa ka ndryshuar më shumë se gjysmën e organikës. Pretendimet e verilindorëve mbeten maksimale dhe në këtë edicion të ri. Trajneri Gega pak javë më parë deklaroi se te Kukësi merkato mbetet e hapur, por tani mbetet për t’u parë nëse do të ketë më afrime pas marrëveshjeve me Xhekën dhe Layton.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like