Kukësi forcon sulmin, zyrtarizon transferimin e 29-vjeçarit kroat

by admin
Spread the love

Kukësi ka bërë një tjetër afrim në merkaton e verës. Me klubin verilindor do të bashkohet sulmuesi kroat Ante Zivkovic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në mediat sociale, ndërsa Zivkovic ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur për dy vite.

“WELCOME ANTE ŽIVKOVIĆ

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi  kroat Ante Živković  është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi  29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë 2 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Živković vjen te Kukësi nga kampionati boshnjak ku së fundmi ishte pjesë e Banja Luka. Në të kaluarën është aktivizuar me ekipe si Radnik Bijlelj,Umraniyespor, Aluminij, Nk Dugopolje, Novigrad dhe Sibenik.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Dobrodošli Antonio.” /oversport.tv

 

You may also like