Kukësi blindon mbrojtjen, Tiago Ferreira sjell eksperiencë në prapavijë

by admin
Spread the love

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Kukësi zyrtarin blerjen e mbrojtësit Tiago Ferreira. Portugezi, që ka shumë eksperiencë mbi supe, pasi është aktivizuar me skuadra të shumta në Europë, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën që drejtohet nga Gega.

“Futboll Klub Kukesi njofton se qendërmbrojtësi portugez Tiago Ferreira është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur me klubin tonë për 2 sezone, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Ferreira është bashkuar me ekipin në Turqi, aty ku edhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Ferreira vjen te Kukësi nga kampionati iranian, duke qenë sezonin e fundit pjesë e skuadrës së Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem por edhe me Portugalinë U21. Mbrojtësi 29-vjeçar është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mbrojtësit Tiago Ferreira dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor. / Oversport.tv

You may also like