Kujtim Gjuzi “shkund” politikën shqiptare me informacione sekrete: SHBA-të kanë listën me 96 emra që do të shpallen “non grata”

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Konservatore Kujtim Gjuzi, ishte i ftuar këtë të shtunë në Abcnews, ku gjatë intervistës Gjuzi tregon për një dosje që zotëron, ku sipas tij, mban 96 emra që do konsiderohen jo vetëm “non grata”, por edhe përtej kësaj.

Në dosjet tona ka gjithmonë edhe kush janë njerëzit që janë fshehur, vjedhur, g*rabitur shqiptarët për këto 30 vite demokraci me rreth 44 miliardë euro. Këto emra janë, departamenti i shtetit i ka, janë 96 emra që më kanë ardhur mua në e-mailin tim kur isha në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, emra që do të konsiderohen jo vetëm “non grata” por edhe përtej kësaj”.

Pyetje: Mund të na thoni disa prej këtyre emrave?

E para këto emra unë nuk mund t’i bëj të ditur për arsye të pjesës të drejtimit të partisë konservatore që do të thotë më duhet që të kem jo vetëm emrat që kanë sjell ato por dhe akuzën e drejtpërdrejtë”.

Pyetje: Po mirë, këto faktet që ju keni në këtë dosje pse nuk i dërgoni?

Edhe njëherë nuk janë fakte, janë emra”.

Pyetje: Vetëm emra?

Janë vetëm emra“.

Pyetje: Mos po na i fshihni faktet?

Tani kur të më vijnë faktet unë do t’i dorëzoj atje ku duhet”, shprehet Gjuzi.

You may also like