Kujdes! Policia e trafikut pajiset me 12 motoçikleta të reja (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

7.3 MILION DENARË PËR 12 “PIAGGO BEVERLY”

Kryetarja e Këshillit Republikan për trafikun rrugor, Gordana Kozhurovska, Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit, ia ka dorëzuar motoçikletat për policinë e trafikut.

Bëhet fjalë për pajisje në vlerë 7.3 milionë denarë për 12 motoçikleta “Piaggo Beverly”, sic percjell KlanM, për nevojat e policisë së trafikut.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Bashkëpunimi i këtillë paraqet një shembull pozitiv se si duhet të realizohet bashkëpunimi ndërinstitucional, në interes të të gjithë qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” – deklaroi Spasovski.

Sipas Kryetares së Këshillit Republikan për trafikun rrugor, Gordana Kozhurovska, sic percjell KlanM, zbatimi i pajisjeve bashkëkohore teknike në procesin e menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor dukshëm do ta rrisë efikasitetin e punës dhe kontrolleve të kryera nga ana e policisë së trafikut. /KlanMacedonia/

 

You may also like