“Kujdes me Greqinë”/ Kryeministri grek paralajmëron Erdoganin dhe prezanton paketën antikrizë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me një mesazh drejtuar Ankarasë ka filluar fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Mitostakis duke i dhënë përgjigje deklaratës së fundit të presidentit Erdogan që paralajmëroi se “do tu flasim grekëve me gjuhën që ata kuptojnë“.

“Kërcënimeve që hedh ana tjetër e Egjeut, ka një fjalë greke që u përgjigjet, e cila ka të mbledhur gjithë fuqinë e Kombit tonë: J’o, zoti Erdogan’, dhe po ta them edhe me gjuhën që popullore që kupton: ‘me Greqinë dailikia (kapadaillëqe) jok”, tha Mitostakis.

Por fjalimi i kryeministrit grek në pjesën më të madhe është përqendruar tek 21 masat me të cilat qeveria do të ndihmojë qytetarët të përballojnë krizën energjetike dhe inflacionin, midis të cilave rritja për herë të parë e pensioneve që nga shpërthimi i krizës financiare më shumë se një dekadë më parë.

“Pas shumë vitesh rriten pensionet e 1.5 milion përfituesve me pensione të ulëta. Kjo shumë do të dalë nga rritja me 50% e PBB  dhe me 50% të indeksit të çmimeve të konsumit”.

Ndër masat e tjera që kanë një vlerë prej 5,5 mld euro, kryeministri konservator, njoftoi një plan 1.8 miliardë euro për të ndihmuar të rinjtë të marrin shtëpi me qira ose ta blejnë atë. Gjithashtu qeveria greke do të japë në dhjetor një shumë prej 250 euro për 2.3 mln banorë të shtresave në nevojë . Do të shtojë me 500 euro subvencionin për studentët që studiojnë larg shtëpive të tyre në qytetet e tjera të vendit, do të rrisë gati 4 herë shumën e kompensimit për ngrohje dhe do të zgjerojë numrin e përfituesve.

Mitsotakis ka njoftuar edhe subvencione për fermerët,  për prodhuesit e vegjël individualë fotovoltaikë të energjisë, heqjen e disa taksave në pagat e administratës publike, etj.  “Me turizmin në kulmin e tij dhe me një rritje ekonomike për të pasur zili, do të shkojmë në zgjedhjet parlamentare në muajin maj“- ka thënë ai , duke u bërë thirrje grekëve të dallojnë se çfarë arritjesh ka bërë qeveria e tij.

Ndërkohë mijëra grekë, pjestarë të sindikatave të ndryshme kanë pritur me protesta kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë, duke paralajmëruar një polarizim të klimës politike në muajt e ardhshëm.


Top Channel

You may also like