Kuçi i reagon Rizvanollit: Nuk është zgjidhje qëndrimi në të ftohtë për krizën energjetike

by admin
Spread the love

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha sot gjatë ditës se qytetarët duhet të evitojnë ngrohjen përmes energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë ka reaguar zëdhënësja e
PSD-së, Natyra Kuçi, duke thënë se ministrja Rizvanolli ka vazhduar me
mentalitetin e Qeverisë Kurti, për të zhvendosur fajësinë në vend të zgjidhjes
së problemit.

Postimi i plotë:

Ministrja Rizvanolli  është ripërtrirëse e përpiktë e mesazhit
tashmë të etabluar të pushtetit të Kurtit, që thotë se aty ku pushteti ka
ndikim e faj në fakt ka qytetari përgjegjësi e është fajtor.

Edhe pa rritje të tarifave, nxemja me rrymë
është alternativa më e shtrenjtë. Por edhe nëse përballemi me krizë të
energjisë elektrike, cila është alternativa e ngrohjes në dimër? Drunjtë?
Qymyri? Panelet solare e mullinjtë e erës? Ministrja nuk deklarohet. Sepse
ministrja, siç e bënë dhe Kurti, nuk kanë zgjidhje por zhvendosje të fajësisë.
Mbeti në qafë tjetrit e hiqe përgjegjësinë nga vetja.

Përballë një krizeje globale të energjisë
elektrike, sidomos gjatë periudhës kur konsumi rritet detyrimisht, nuk mund të
jetë zgjidhja qëndrimi në të ftohtë për hir të zbutjes së krizës.

You may also like