Kualiteti i të dhënave në regjistrimin e popullsisë prioritet i ASK-së, regjistruesit duhet të jenë të kualifikuar – Shqip

by admin
Spread the love

Kualiteti dhe gjithëpërfshirja, garantues për realizimin e procesit të Regjistrimit të popullsisë ishte tema në debatin në kuadër të ditës së dytë të “Javës për regjistrimin e Popullsisë 2023”, organizuar nga ASK-ja dhe UNFPA, raporton Shqip

Florim Isufi, Kryetar i Komisionit Qendror të Regjistrimit, propozuar nga Qeveria, tha se kualiteti i të dhënave është shumë i rëndësishëm për përdorim nga etnitetet e tjera.

“Jam fokusuar më shumë në kualitetin e të dhënave si garantues i procesit të regjistrimit të popullsisë, por më tepër si garantues i shfrytëzimit  në zhvillimet shoqërore, ekonomike e sociale. Është shumë më rëndësi që të kemi parasysh se cili është burimi i të dhënave. Ne dallojmë tri burime të dhënave, burimi primar, sekondar si dhe terciar”.

“Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare si dhe banesave, për ASK-në është burim primar i të dhënave. Ndërsa për etnitete e tjera është burim sekondar dhe terciar i të dhënave. Të dhënat që i merr ASK-ja nga regjistrimi, i ndihmon etnitetet në shumë fusha. Në regjistrimet e kaluara janë dhënë investitorët kur kanë marr vendime janë bazuar në disa të dhëna që nuk kanë qenë të sakta, prandaj me të dhëna të sakta na ndihmon shumë në marrjen e vendimeve”, tha ai.

Isufi duke folur për problemet që mund të hasin me regjistruesit e terrenit tha se do të gjinden metoda që ata të jenë sa më të përgatitur e kualifikuar.

“Është e vërtet që ka vështirësi, por ekzistojnë metoda që të realizohet regjistrimi sa më mirë. Besoj që deri atë kohë do të gjendet metoda që regjistruesi t’i kemi të mirë.  Shumë jemi të varur nga burimi i të dhënave”.

“ASK-ja është burimi primar për të gjitha etnitetet. Kemi pasur lloj lloj regjistruesish qe kanë realizuar punën e tyre në mënyrën më të mirë, ka pasur edhe regjistrues që kanë pasur mbështetje të vazhdueshme”, tha ai.

Ramije Topxhiu-Mustafa nga Këshilli Statistikor i Kosovës, tha se nga të dhënat e ASK-së shumë studentë i  shfrytëzojnë të dhënat edhe pse sipas saj, në disa raste hasin në të dhëna të pasakta.

“Hasim probleme edhe ne edhe studentet, sepse shumë të dhëna janë të pasakta. Sa i përket temave të masterit, studentet i shfrytëzojmë të dhënat nga ASK-ja në masë të konsiderueshme. Studentet tonë i shfrytëzojnë këto të dhëna”, tha ajo.

Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha se ASK-ja duhet që t’i kushtoj vëmendje shumë të madhe trajnimit të regjistruesve, raporton Shqip.

“Rekomandimi im është që bëni trajnime në praktikë. Sa më shumë që është e mundur t’i trajnoni në mënyrë të mirëfilltë. Fillimisht në teori pastaj në praktikë. Para ata duhet të jenë të besueshme, reale dhe aspekte të tjera”.

“Pra këto janë të dhëna zyrtare dhe duhet të jenë të sakta. Përgjegjësia e ASK-së është shumë e madhe. Pra pjesa përgatitore është më e rëndësishme, dhe askush nuk i kushton vëmendje e që duhet. Pra ju lusë që ta bëni këtë”, tha ai.

LEXONI EDHE:

You may also like