Kualifikimi mes polemikave, Spaleti në delir: Tani nis më e bukura…

by admin
Spread the love

Ishte një Luçiano Spaleti i qeshur dhe i lumtur, ai që u prezantua përpara gazetarëve në fund të ndeshjes:

 

“Nuk ishte e lehtë dhe aspak e sigurt se do të kualifikoheshim për në Europian, sepse në futboll asgjë nuk është e lehtë. Bëmë një ndeshje mjaft të mira dhe në pjesën e parë duhet të kishim shënuar të paktën një gol, duke parë atë çfarë arritëm të prodhojmë e ndërtojmë.

Por nëse nuk gjen golin, atëherë është e lehtë që ndeshja të ndryshojë, të bëhet e pistë, ndonëse në fund e rëndësishme është që ia dolëm. Ukraina gjithashtu meriton komplimenta, pasi tregoi se është një kombëtare që meritonte të ishtë në Europian, por jam edhe më i lumtur që shkojmë ne. Dhe pikërisht tani e në vazhdim vjen pjesa më e bukur…”, tha trajneri i Italisë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like