Ku qëndron problemi? Vajzat nuk kanë marrë përsipër të japin leksione

by admin
Spread the love

Gazetarja shqiptare Beti Njuma ka komentuar së fundmi një episod të shëmtuar të ndodhur në emisionin ku të rinjtë janë në kërkim të dashurisë, “Përputhen”. Dy nga konkurrentet e këtij programi kanë tejkaluar çdo gjë, teksa pas disa sharjesh e fyerjesh me njëra-tjetrën, u përfshinë edhe në sherr fizik, ku njëra nga vajzat goditi me shpullë një prej vajzave të tjera.

Ky episod kaq i shëmtuar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe jo vetëm, por edhe të disa figuraveve publike shqiptare. Në reagimin e bërë nga Beti Njuma në rrjete sociale, ajo tha se këto vajza të programit janë pasqyrë e realitetit të përditshëm.

“Pashë videon e sherrit të Përputhen, njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks. Habitem se sa shumë çuditet dynjaja! E ku qëndron problemi këtu?! Vajzat nuk kanë marrë përsipër t’i japin leksione edukate askuj! Ato thjesht janë pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë.

Ato thjesht demostrojnë një përputhje të hatashme me të zgjedhurit e popullit. Fjala vjen, asgjë më pak se fjalori shembullor i politikanëve që janë dekriptuar nëpër përgjime apo sherret banale nga salla e parlamentit. Ç’është ky diskriminim? Ca linçohen e ca nderohen, e mandje edhe votohen!”- shkruan Beti Njuma në Facebook.

You may also like