“Ku po shkoni, do shtinë mbi ju”, ndërhyn policia në Jarinjë. Në krahun e Kosovës shfaqen ushtarët amerikanë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pjesa dërmuesve e serbëve në Jarinjë, në territorin e Serbisë, tashmë janë shpërndarë, ndërsa dhjetëra të rinj kanë mbetur duke provuar që t’i bindin policët për t’iu lejuar kalimin e kufirit dhe hyrjen në territorin e Kosovës.

Protestuesit u shpërndanë pasi filluan përplasjet mes tyre.

Përplasja ka filluar mes atyre të cilët donin të respektojnë urdhrin e policisë serbe për t’u kthyer mbrapa dhe të tjerëve të cilët insistuan  ta klononin kordonin e policisë me forcë.

“Njerëz ku po shkoni, kthehuni, do të shtinë mbi ju”, është dëgjuar duke bërtitur një grua pjesëmarrëse në këtë tubim.

Numri i shtuar i forcave policore të njësisë speciale të Serbisë, kanë arritur për t’i ndihmuar kolegët e tyre. Disa protestues serbë janë përleshur me forcat policore të Serbisë afër pikë-kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje, në anën e territorit serb, teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Kurse, te pjesa kufitare e Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it.

You may also like