Ku ishe ti? Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga njëra “Foltore” në tjetrën nuk po lë më dyshime duke kristalizuar qëllimin e tij për të rimarrë drejtimin e Partia Demokratike. Mbrëmjen e sotme nga Elbasani, ai tha se është i hapur për çdo funksion Kushtetues.

“Në datë 20 maj në “Rogner” kam deklaruar se tani do të rikthehem duke u tërhequr nga vendimi im; largim pa kthim. Do të kthehem shumë më fuqishëm. Tani e tutje, jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi” tha sonte ai.

“Por gjatë diskutimeve në sallë një grua, simpatizante demokrate e vendosi në siklet liderin historik të së djathtës kur e pyeti se ku ishte ai kur Lulzim Basha përjashtoi disa figura kryesore të PD-së në 2017  dhe në vazhdim.

Shumë e drejtë është pyetja, ku isha unë, kur u përjashtuan? Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë cdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë, ata kanë të drejtën e zotit, me ndërmarrë kundër teje çdo vendim politik, se ti i “eleminove” në pusi.

Por nëse unë dilja publikisht, unë kam shprehur disaprovimin tim të plotë për listën dhe largimet, por këto nuk mjaftojnë. Pengesa ime ishte se unë kisha deklaruar se largimi im ishte pa kthim dhe më kërkonte vetëpërmbajtje” tha Berisha.

“Na del me primare me votim negativ, ato ishin primare të turpshme. Modeli britanik nuk ishte ky, por e kundërta, ai që merr me shumë vota”, deklaroi Berisha.

The post Ku ishe ti? Demokratja “gozhdon” Berishën në Elbasan appeared first on Lajme.al.

You may also like