Ku gabuat me amerikanët që u shpallët non-grata? Përgjigjet Sali Berisha: U bërë pjesë e listës së zezë vetëm për një arsye

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka bërë asnjë gabim me amerikanët, por u shpall non grata vetëm për qëndrimin e tij ndaj George Soros.

Intervista:

Pyetje: Vendimi i shpalljes non-grata. Pse?

Berisha: Unë jam admirues i bindur për SHBA-të, në mënyrë të padiskutueshme. Po marr vetëm një moment. Richard Shiften erdhi për të kërkuar ndërprerjen e gjyqit, unë i them nuk e kam këtë kompetencë. Falja presidenciale mund të bëhet pas. I bëra të qartë se sapo të dënohen, unë mund të ushtroj kompetencat e mia. Ai kërkonte urdhërimin nga ana ime të lirimit të tyre. Më kanë thënë fjalë jo të mira për të. Më erdhi i ndjeri Richard … Unë nuk e kisha tagrin për të plotësuar një kërkesë të SHBA-ve. Pas kësaj presidenti Klinton më priti në mënyrën më të ngrohte në shtëpinë bardhë. Unë ja shpjegova ambasadorit Shiften që nuk ishte kompetencë e imja. Nëse e kthen Berishën mbrapa në diktature do gjesh një njeri të mirëvendosur në shkencën ku punonte. Kishte publikime nga më seriozet. Dy gjëra më shtynë. E para. Ne me shokët e mi flisnim gjithçka pa kufi. Dilnim në kolektiv dhe thonin të kundërtat. E dyta. Çdo gjë jepej partia nuk gabon. Leje pastaj të thoje shoku Enver gabon, dënohej me burg. As SHBA-të dhe asnjeri nuk dalin jashtë gabimeve. Gabimet janë të pashmangshme.

Pyetje: Ku gabuat me amerikanët që u shpallet non-grata?

Berisha: Unë nuk kam gabuar, por u shpalla non-grata pas qëndrimit tim për George Soros. Janë ligjvënës amerikanë dhe ish-zyrtarë që thonë të njëjtën gjë. Unë nuk mendoj se kam gabuar me George Soros, sepse e konsideroj një armik të shqiptarëve. Sot kemi një Republikë të Soros në Shqipëri. Ku është drejtësia sot? Nëse PD vjen në pushtet, George Soros do shpallet non-grata.

You may also like