“Ku e ke varësen që të dhurova?”, Donaldi ‘i kërkon llogari’ Borës (FOTO)

by admin
Spread the love

Historia e dashurisë mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores së njohur Bora Zemani vazhdon e bën ende shumë bujë. Pak javë më parë, ata festuan 3-vjetorin e lidhjes së tyre, teksa kujtojmë që një vit më parë, Bora dhe Donaldi e festuan përvjetorin “të ndarë”.

Kjo pasi Donaldi ishte një nga banorët e edicionit të parë të Big Brother VIP. E një vit më parë, ai i dhuroi publikisht Borës varësen e tij të floririt, të vendosur brenda një kutie me çokollata, duke e hedhur përtej murit. E pas këtij veprimi, moderatorja publikoi disa ditë më pas edhe disa foto me varësen e tij në qafë.

Mirëpo, Bora e hoqi varësen në momentin që Donaldi u lidh me Beatrixën dhe nuk e vendosi më. Mirëpo, sot, që çifti u rikthyen sërish bashkë, aktori ka publikuar një foto të moderatores së tij në Instastory dhe e pyet: ”Ku është kjo?”, referuar varëses që ai i ka dhuruar një vit më parë.

Ndërkohë, vetë moderatorja nuk ka dhënë një përgjigje, teksa nuk dihet nëse Bora e ka ende, apo në momentin që u ndanë e hodhi. Gjithçka mbetet për t’u parë nga përgjigja e Borës. Gjithmonë, nëse do të ketë një të tillë.

You may also like