Kthimi i tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë të rinjtë e sapopunësuar nën 30 vjeç

by admin
Spread the love




Të rinjtë dhe zvogëlimi i papunësisë te të rinjtë është në fokus të programit për punë të Qeverisë të propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski. Njëra nga masat e parashikuara është edhe kthimi i tatimit personal të të ardhurave për të gjithë të rinjtë e sapopunësuar nën 30 vjeç. Me këtë masë, mjetet do të kthehen prapa direkt në llogarinë e tyre që mundësohet hyrje shtesë.

Përveç kësaj, shteti do të sigurojë stimulime për të rinjtë sa më shpejtë të fitojnë pavarësi ekonomike personale, si parakusht për gjendje demografike pozitive dhe zvogëlim të lëvizjeve të migracionit.
Shteti do t’i mbulojë kontributet për çdo të punësuar deri në moshën 29 vjeçare, të cilët do të punësohen për herë të parë, ndërsa do të vijojë edhe stimul plotësues për çdo muaj, për çdo të sapopunësuar. Gjithashtu shteti do të mbulojë edhe shpenzimet e firmave për sigurim të njohurive dhe shkathtësive përmes praktikës për të rinjtë të cilët nuk janë të gatshëm për punë sepse ende nuk kanë fituar shkathtësi.

Si pjesë e mbështetjes për të rinjtë në Programin e Kovaçevskit citohet edhe vazhdimi i mbështetjes së fuqishme për bujqit e rinj me grante deri në 20 mijë euro me qëllim që të motivohen të merren me bujqësi dhe të prodhojnë produkte përfundimtare për tregun evropian.


You may also like