Kthehen karnavalet më të famshme të botës, paradë gjigante në Rio

by admin
Spread the love

Karnavalet e famshme të Rio de Zhaneiros u rikthyen me një vorbull shkëlqimi, kërcimesh të sambas e tematikash të larmishme në edicionin e parë të plotë të festivalit më të rëndësishëm të këtij lloji në botë që prej pandemisë së Covid-19 dhe zgjedhjeve të vështira, që përçanë shoqërinë në Brazil.

Shkollat ​​më të mira të sambas e nisën garën e tyre vjetore në stadiumin gjigant të njohur si “Sambadrome”, shtëpi e këtij eventi që prej viteve 1980 dhe një simbol i kremtimit të karnavaleve braziliane.

Në kompeticionesh dy netësh, 12 shkollat ​​më të mira të sambas të qytetit luftojnë për titullin e kampionëve të paradës mes muzikës së zhurmshme dhe shkëlqimit të veshjeve, me mijëra këngëtarë, muzikantë dhe kërcimtarë me kostume të mbuluara me xhevahire ose pupla.

Rio u përgatit për festë pas betejës së ashpër në zgjedhjet presidenciale në muajin tetor, në të cilat majtisti veteran Luiz Inacio Lula da Silva rrëzoi presidentin Jair Bolsonaro, një ultra-konservator i akuzuar për tendenca autoritare.

“Kremtimi i karnavaleve pas pandemisë është një ndjenjë lirie dhe lumturie aq e madhe sa nuk mund ta përshkruaj”, tha një pjesëmarrëse e festivalit, a 25-vjeçarja Debora Soares, e cila shtoi se kjo vjen gjithashtu pas zgjedhjeve historike në vazhdën e errësirës që kaluam.

Festivali u anulua në vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit që mori 700,000 jetë njerëzish në Brazil. Një version i reduktuar i karnavaleve u mbajt vitin e kaluar, por festat masive në rrugë të njohura si ‘blocos’ u ndaluan.


Top Channel

You may also like