KSHPK: Debat i gjerë publik për nëntë propozim-ligjet e ligjeve në lidhje me Korridoret 8 dhe 10 D dhe që të mos miratohen me procedurë të shkurtër

by admin
Spread the love




Është i nevojshëm debat i gjerë publik për nëntë propozim-ligjet e ligjeve në lidhje me Korridoret 8 dhe 10 D, me qëllim që të ulen rreziqet nga keqpërdorimet e mundshme, nga korrupsioni, si dhe nga zgjidhjet ligjore, zbatimi i të cilave do të krijojë probleme shtesë dhe për këtë ato nuk duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, vlerëson Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“KSHPK e vlerëson të nevojshme të vërë në dukje se në Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025, në sektorin e Sistemit Politik, si një nga problemet prioritare që duhet trajtuar, kalimi i një numri të madh të ligjeve në procedurë të shkurtuar pa arsyetim adekuat për këtë lloj procedure. Për këto arsye, në Strategjinë Nacionale theksohet se është e një rëndësie thelbësore që të sigurohet përdorimi racional i instrumentit për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtuar në Kuvend dhe të ngrihet cilësia e procesit të miratimit të ligjeve përmes rregullimit më të detajuar të vlerësimit të ndikimit të rregullores”thonë nga KSHPK.

Nga atje theksojnë se duhet të hetohet miratimi i paralajmëruar i ligjeve në procedurë të shkurtër për arsye se, siç thonë, me këtë dëmtohen postulatet themelore të shtetit juridik, rriten rreziqet nga korrupsioni dhe nuk lihet hapësirë për debat publik, ndërsa para së gjithash nuk lihet hapësirë për prononcimin e ekspertëve për përmbajtjen e dispozitave ligjore.

“Me ndryshimet e porpozuara të ligjeve të cilat duhet të miratohen me procedurë të shkurtër preken disa fusha në mesin e të cilave edhe të drejtat e punëtorëve, e drejta e pronësisë, mbrojtja e mjedisit jetësor, etj. Nga aty, është i nevojshëm debat më i gjerë publik me qëllim që të ulen rreziqet nga keqpërdorimet e mundshme, rreziqet nga korrupsioni, si dhe rreziqet nga zgjidhjet ligjore zbatimi i të cilave do të krijojë probleme shtesë”, thonë nga KSHPK.


You may also like