Kryqëzohet Donnarumma, Juventusi mendon ta rikthejë në Serie A

by admin
Spread the love

Gigio Donnarumma është në telashe pas gabimit që bëri në stadiumin “Santiago Bernabeu” në golin e parë të Karim Benzema. Portieri italian ka qenë një nga më të kritikuarit për atë humbje të PSG-së, çka kushtoi edhe eliminimin nga Champions League. Po tani çfarë do të ndodhë me ish-portierin e Milanit?

Keylor Navas me shumë mundësi do të rikthehet si titullar, që nga ndeshja e parë në Ligue 1 kundër Bordeaux, por kjo është vetëm pasoja e parë.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar të ardhmen, por sigurisht që ajo është e lidhur me Juventusin. “Zonja e Vjetër” mund të rikthehet sërish në garë për shërbimet e gardianit, ashtu siç bëri në merkaton e verës.

Që pas lamtumirës nga Milani dhe zbarkimit në “parajsën” PSG, Donnarumma kurrë nuk do ta kishte menduar një sezon kaq të vështirë. Ka luajtur vetëm 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe e ka alternuar vendin e titullarit me portierin Navas.

Mendoi se Parisi do të ishte toka e ëndrrave për të arritur objektivat, por deri tani sezoni nuk është aspak pozitiv. Pas gabimit në “Bernabeu” ndoshta edhe ai vetë po mendon një rikthim në Serie A.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Juventus qëndron në dritare duke studiuar situatën, por pengesat nuk mungojnë. Szczesny ka një kontratë deri në vitin 2024 me rrogë 6.5 milionë euro në vit, pastaj Donnarumma ka një rrogë 8 deri në 9 milionë.  Të dyja palët nuk do ta humbasin shansin për t’u ritakuar. / oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like