Krymi konfrimon largimin: Pas finales nisem për Bjellorusi tek ekipi im i ri

by admin
Spread the love

Ardit Krymi do të largohet nga Vllaznia në fundin e këtij sezoni. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari gjatë një interviste për “Panorama Sport” ku shprehu edhe dëshirën e tij të fundit me fanellën e shkodranëve.

Ai foli për finalen e Kupës së Shqipërisë ku zbuloi edhe se do të japë lamtumirën me Vllanzinë. “Kësaj here arritja e trofeut të dytë radhazi i Kupës do të më shijonte edhe më tepër, pasi do të përkonte edhe me largimin tim nga Vllaznia”.

Më pas ai zbuloi edhe se ekipi i tij i ri do të jetë në Bjellorusi. “Kam folur edhe me presidentin Xhaferi dhe kemi rënë dakord që sapo të përfundojë takimi i Kupës, do të jem i lirë. Unë me datë 1 qershor, pra pa mbushur 24 orë nga përfundimi i finales, do të nisem në drejtim të Bjellorusisë për t’u bashkuar me ekipin tim të ri”. /oversport.tv

You may also like