Kryetarja e LDG Londër: Dega jonë ka firmosur formularët për Kuvendin e 11 dhjetorit, jemi me ty Berisha

by admin
Spread the love

Rustemaj theksoi se dega e PD-së në Londër ka firmosur formularët për Kuvendin e 11 dhjetorit, duke shtuar se janë me Sali Berishën.

Deklarata e Rustemajt:

“Mirëmbrëma zoti Berisha dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Jam Jeta Rrustemaj, vij nga Londra, jam kryetare e Forumit të Gruas në Londër. Jam anëtare e Kryesisë së degës të PD në Londër. 90 përqind e delegatëve të degës së PD në Londër kanë firmosur formularët për të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Unë kam dhënë kontribut shumë të madh për PD, e nuk kam punuar kurrë për t’u dukur. Edhe në pritjen që iu bë Bashës, ushtonte thirrja “Rroftë Sali Berisha”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe zoti Berisha. Nënat nuk tradhtojnë, andaj iu bashkuan zërit tuaj”, deklaroi Rustemaj.

You may also like