Kryetarja e Gjykatës Supreme reagon për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor: Inkurajojmë që të tejkalohet kjo situatë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Lidhur e zhvillimet në Këshillin Gjyqësor, ka reaguar edhe Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në reagimin e së cilës thuhet se ky institucion por edhe i gjithë opinioni me vëmendje po i ndjekin zhvillimet në Këshillin Gjyqësor.

“Gjykata Supreme si gjykatë më e lartë në vend dhe bartës i pushtetet gjyqësor thekson se në këtë moment kyç për shtetin të gjithë aktorët relevant në gjyqësor duhet ta orientojnë veprimin e tyre  drejt zbatimit të rekomandimeve të nënvizuara në raportet relevante për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç janë Raporti i Komisionit Evropian dhe raporti i Departamentit të Shtetit. E inkurajojmë Këshillin Gjyqësor që të tejkaloj këtë gjendje, së pari në interes të qytetarëve dhe në këtë drejtim të vazhdojnë përpjekjet  për përgatitjen e strategjisë për reforma në gjyqësor, ndryshimet e nevojshme ligjore, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe kthimi i besimit në gjyqësor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Supreme.


You may also like