Kryetari u kërcënua me jetë, komuna e Haraçinës në RMV ndërpret punën për aryse sigurie

by admin
Spread the love

Pasi ditën e djeshme kryetari i Komunes së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimiu, u kërcënua me jetë nga një 69-vjeçar, komuna ka dalë me këtë njoftim zyrtar ku komunikon se ka ndërprerë punën për arsye sigurie.

Njoftimi:

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës.

Ju njoftojmë se për shkaqe sigurie, Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë.

Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës komunale por edhe qytetarëve të cilët i drejtohen Komunës për të marrë shërbime.

Ashtu siç më mund të jeni të informuar edhe nga mjetet e informimit, është hera e dytë që cenohet siguria e punonjësve të administratës komunale dhe Kryetarit të Komunës, prandaj një vendim i këtillë edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë ishte i pashmangshëm.

Me respekt

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinë“- shkruan ai.

You may also like