Kryetari i Leposaviqit: Duam paqe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka thënë se nuk ka ndonjë incident në Jarinjë, dhe se ata duan paqe dhe situatë të qetë, raporton Ekonomia Online.

I pyetur se nëse ata janë gati për ndonjë barrikadë tjetër në ndonjë rasti, ai u përgjigj duke thënë se e duan paqen.

Todiq tha se ata duan paqe dhe situatë të qetë dhe sipas tij gjithçka do të përfundoi pa incidente.

Tutje, ai shtoi se sikurse populli shqiptar shumicë ashtu edhe serbët pakicë këtu në Kosovë e duan një jetë të qetë.

“Ushtarët e KFOR-it kanë kërkuar që ne të lirojmë një korsi dhe ne e kemi bërë në mënyrë që ata të vijnë në lokacion ku do të vendosen në vend të njësisë speciale. E kemi bërë atë që është kërkuar. Në momentin që lëvizin njësitë speciale edhe makineritë hiqen. Kryesorja është të ruajmë paqen dhe të kthehemi në normalitet”.

LEXO EDHE:

You may also like