Kryetari i klubit “Kf Dejni”, akuzon kandidatin e Pavarur, Xhafer Bytyqin për dëmtim prone

by admin
Spread the love

Kandidati i Pavarur për kryetar të Rahovecit,
Xhafer Bytyqi, ka dëmtuar pronën publike, konkretisht fushën e futbollit dhe zhveshtoret
e Amfiteatrit të festivalit në fshatin Dejn të Rahovecit.

Kështu po mendon kryetari i klubit “KF
Dejni”, Labinot Berisha. Ky i fundit, ka akuzuar Bytyqin, se pa miratimin
e tij, është organizuar ndeshja zyrtare futbollistike mes KF Anadrini dhe KF
Xërxa, ku kryetar i klubit Anadrini është vet Bytyqi.

Madje, Xhafer Bytyqi thotë se pëlqimin për zhvillimin e ndeshjes e ka dhënë verbalisht drejtoresha e DKRS-së, Bjondina Kleqka dhe kryetari aktual i Komunës, Smajl Latifi. Konfirmim për ndeshjet zyrtare jepen me shkrim dhe jo verbalisht.

Postimi i plotë i Labinot Berishës.

I nderuari Xhafer Bytyqi,
Ju keni thënë se nuk ka asgjë të vërtet se është dëmtuar prona publike në fushën e futbollit dhe në zhveshtoret e Amfiteatrit të festivalit.
Pyetja

  1. Si mund të vlerësoni që nuk përbën dëmtim të pronës publike thyerja e cilindrit si dhe plasaritje e dhunshme e shtyllës në derën hyrëse të zhveshtoreve të Klubit ose Amfiteatrit dhe si pasojë sot paisjet sportive të KF DEJNIT janë në mëshirën e çdo kujt sepse dera është jashtë funksionit. A është e vertet?
    Komenti: Sikur mos të përbënte dëmtim të pronës publike, Policia e Kosovës stacioni në Rahovec nuk do të hapte rast për dëmtimin e pronës publike!
  2. Ju keni thënë Xhafer, se në mënyrën më të mirë dhe më të përgjegjshme të mundshme është organizuar ndeshja zyrtare futbollistike mes KF Anadrini dhe KF Xërxa.
    Si nuk u vije turp nga vetja, familja dhe qytetarët, të shpërfaqni pasinqeritetin Tuaj, për të gënjyer se ishte organizuar në mënyrë të përgjegjshëm ndeshja! Ju nuk keni marrë pëlqim nga Klubi Futbollistik Dejni (që ka pëlqim zyrtar për shfrytëzim të zhveshtoreve), as nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, dhe në mungesë të lejes, Ju keni nxitur thyerjen e derës të zhveshtoreve, si dhe keni këputur drynin e portave hyrëse në fushë të futbollit, a është e vërtetë ?
  3. Ju keni thënë Xhafer, pëlqimin për zhvillimin e ndeshjes e ka dhënë verbalisht drejtoresha e DKRS-së, Bjondina Kleqka dhe kryetari aktual i Komunës, Smajl Latifi. Këtë ma ka konfirmuar rreth dy orë para ndeshjes asambleisti i Dejnit Afrim Berisha.
    Pyetja
    A është e vërtetë se Ju nuk e tregoni të vërtetën për opinion se keni bërë kërkesë me shkrim për lejim të shfrytëzimit të fushës së futbollit dhe të zhveshtoreve dhe këtë pëlqim nuk e keni marrë nga DKRS ?
    Ti duhesh me ditë se kur kërkon pëlqim/lejim me shkrim edhe përgjigjën e merrë me shkrim, të paktën kështu e thonë rregullat në procedurën e rregullt administrative.
    Dhe për më keq mundoheni të nxjerreni përmes Afrim Berishes, një asambleist që nuk përfaqëson asgjë në lidhje me fushën, pa ofendim për Afrimin, por ky nuk është autoritet përfaqësimi apo zyrtar i ekzekutivit të Komunës së Rahovecit. Si është e mundur të tregoheni kaq naiv duke mos njohur “ABC-në” e funksionimit të vendimarrjes në administratë publike e garoni të drejtoni një komunë të tërë?
  4. A është e vërtetë që keni gënjyer se kinse ne kemi qenë në Prizren kur ju keni shkuar për të përgaditur fushën?
    Komenti: Për herë të vërtetës ne dy kemi folur në ora 10:35 dhe të kam njoftuar që ndodhëm në Ratkoc dhe çelsat nuk mund t’i jap pa e dëshmuar që keni pelqim për shfrytëzim të zhveshtorëve dhe fushës. Njëkohësisht të kam lutur që për hirë që ka ra shi dhe ruajtjes së barit mos luani ndeshjen në Dejnë.
  5. Xhafer, A është e vërtetë që Ju pa na pyetur askund keni marrë shtizat me flamur pronë e KF DEJNI-it dhe I keni vendosur në fushë ?
    Tjetra, pa fije turpi je munduar të minimizoni dëmin material në vetëm 0.50 cent! Përderisa dëmi material është krejtësisht tjetër dhe ky dëm nuk është vetëm material por moral e penal. Marr parasysh që keni bëri vepër të jashtëligjshëm të dëmtimit të pronës publike me qëllim të përfitimit për shfrytëzim të fushës pa leje zyrtare. Me këtë veprim ju keni nxitur padurueshmëri dhe mos përmbajtje qytetare dhe si pasoj një qytetar i Dejnit është thirrë në raport policor në stacionin policore dhe është dënuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
    Muhemmedi ka thanë “Dora që jep është më e mirë sesa dora që merr” Ju për asnjë moment për këtë fushë nuk keni dhënë asgjë, pos dëmit material e emocional që keni shkaktuar qytetarëve të Dejnit.

You may also like