Kryetari i Bogovinës shpenzime luksi, banorët e Pallçishtit sërish në protesta për shkak të mungesës së ujit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Banorët e fshatit Pallçisht sërish kanë dalur në protesta për shkak të mungesës së ujit.Banorët e këtij fshati bllokuan rrugën regjionale Tetovë -Pirok për disa orë të revoltuar me mos mbajtjen e premtimeve nga kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu. Vullnet Akiki,kryetar i Bashkësisë Lokale të këti fshati tha se premtimet e dhëna nga kreu i komunës se në muajin korrik do të regullohet çështja e ujit tashmë kanë kaluar në premtime të parealizuara disa mujore.Akiki tha këtë javë protesta do të jetë disa orëshe dhe më pas do të do të ketë grevë të përgjitshme në fshat.Krahas kësaj, ai tha se edhe analizat e fundit të ujit janë se uji nuk është i pijshëm.

Kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu tha se fillimi i punëve në ujësjellësin e Pallçishtit është çështje ditës dhe se projekti nuk është i financuar nga komuna por me mjete nga Banka Botëtore.

Besnik Emshiu kreu i komunës së Bogovinës konfirmoi se uji në Pallçishtnuk ështē i pijshëm.

You may also like