Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu: Kam marrë tre doza të vaksinës, ju apelojë të vaksinoheni

by admin
Spread the love




Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamem Shaqir Fetahu, bëri apel tek qytetarët që të vaksinohen, ndërsa tha se është ndër të parët që ka marrë  tri doza vaksine. Ai tha se BFI që nga momenti i parë  kur u shfaqë pandemia, i ka zbatuar  të gjitha masat,  të cilat i sygjeroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 “Andaj jemi këtu sëbashku që të apelojmë te të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut, që këtë çështje ta marrin shumë serioze se bëhet fjalë për jetën e njeriut, mos të vijë situata që të pendohemi dhe të themi ah sikur ti kisha marrë vaksinat me kohë nuk do të ndodhte kjo, siç ka ndodhur në familje të ndryshme.”, deklaroi kreytari I BFI-së, Shaqir Fetahu.

 


You may also like