Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi takohet me Ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer

by admin
Spread the love

Sot, në selinë e Alternativës, qëndroi Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup. Ai u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, dhe deputeti Hysni Ismaili.
Në këtë takim miqësor, Ambasadori Geer e përgëzoi kryetarin Gashi për suksesin e hapjes së negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe e përshëndeti rolin konstruktiv që ka pasur Alternativa në këtë proces dhe në arritjen e këtij suksesi.
Kryetari Afrim Gashi e falënderoi Ambasadorin Geer për vizitën, duke shprehur po ashtu falënderim edhe për mbështetjen e madhe që ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, në këtë rast Delegacioni i BE-së, në arritjen e momentit për hapjen e bisedimeve zyrtare me BE-në.
Të dyja palët u dakorduan që kjo rrugë tashmë ka marrë të mbarën dhe se synimi i Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtar i plotfuqishëm i BE-së nuk resht.


You may also like