Kryetaret e degëve të Forumit të Gruas së LDK-së vizitojnë familjen e presidentit Rugova

by admin
Spread the love

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, bashkë me kryetaret e degëve, ka vizituar familjen e presidentit Ibrahim Rugova.

Lushaku-Sadriu tha se ata u mirëpritën krahëhapur, me buzëqeshje e ngrohtësi të veçantë nga gruaja e presidentit, Fana Rugova.

“Ajo evokoi kujtime të jetës dhe veprës së presidentit Rugova, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci, por edhe për rolin e grave në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se shprehen respektin për sakrificën sublime që gruaja e presidentit Rugova ka bërë përgjatë viteve në përkrahje të tij.

You may also like