Kryeparlamentari Xhaferi përgjigjet rreth pyetjes se ku është deputeti Kastriot Rexhepi?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka folur sonte në Click Plus në TV21 lidhur me mospraninë sot në Kuvend të deputetit të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi ku në rend dite ishte seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Zaev.

Lëvizja BESA reagoi sot se deputeti i tyre është kidnapuar, por këtë ja si e komentoi Talat Xhaferi:

“Nuk dua të besoj që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, por vet Kastriot Rexhepi do të sqarojë këtë situatë, nuk mund të marr përgjegjësi të vërtetojë ose pohojë një konstatim të tillë”.

Xhaferi theksoi se institucionet përkatëse duhet ta vërtetojnë këtë dhe se ai pritet të marrë përgjigje.

You may also like