Kryeministri Talat Xhaferi po bojkotohet nga disa media vetëm pse është shqiptar – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në emisionin e mëngjesit Ora e Parë në Klan Maqedoni deklaroi se po bëhët një bojkot i disa mediave ndaj kryeministrit shqiptar, teksa disa qytetarë maqedonas po jetojnë me propagandë.

“Më vjen keq të them por një pjesë e popullit maqedonas ende po jetojnë me propagandë mediatike dhe keqinformim.Këtë e them sepse në nje shoqëri multietinike si e jona, e shoh një bojkot të pozitës së kryeministrit shqiptar e poashtu dhe figurës së Talat Xhaferit si kryeministër i vendit, vetëm pse është shqiptar. Nuk shfaqen paraqitjet kryesore të tij e madje as fjalimi solemn, pra nuk i fajësoj ata mirëpo nuk është e arsyeshmë sepse 30 vite nuk është bojkotu asnjë kryeministër I këtij vendi, por tani vetëm pse është shqiptar po ndodh një bojkot i pakuptimtë”, tha Osmani. /tvklan.mk/

You may also like