Kryeministri Rama njofton dorëheqjen e Ardi Veliut

by admin
Spread the love

Aktualitet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Kryeministri Rama ka njoftuar pasditen e sotme dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në Twitter teksa poston letrën e dorëheqjes së tij, Rama shkruan:

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”.

Ditën e sotme ka qarkulluar në media lajmi i largimit të Ardi Veliut, nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në letrën e dorëheqjes Veliu shkruan se ndihet i nderuar që shërbeu si drejtor i Policisë së Shtetit teksa thekson se motivi i dorëheqjes së tij është përkushtimi ndaj familjes, të cilës Veliu thotë se i ka munguar në këto 4 vite./Opinion.al

You may also like