Kryeministri Kurti shkon për në Iowa, përmend se do ta vizitojë Washingtonin

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitave të tij në SHBA, ka bërë të ditur se prej qëndrimit në Dallas, ai do të shkojë për në Iowa.

Kurti një gjë të tillë e ka bërë të ditur me anë të një
videomesazhi, duke thënë se vizita për në Iowa është e veçantë, për shkak të
bashkëpunimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës me Gardën Nacionale.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe pretendimet e tij për ngritje
ekonomike, duke thënë se kanë shtuar mjetet financiare në fushën e sigurisë dhe
bujqësisë.

“Jam
këtu në aeroplan në Dallas, duke u nisur për në Iowa. Në Teksas kemi pasur
takime shumë të rëndësishme me komunitetin amerikan dhe shqiptaro-amerikan, por
në të njëjtën kohë edhe me ata që janë në fushën e agrikulturës, sepse në
Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, e posaçërisht për
mbrojtje e siguri dhe për bujqësi”, deklaroi ai.

Sipas deklaratave të kreut te ekzekutivit, Washingtoni do të jetë shteti i fundit i SHBA-së që ai do ta vizitojë. Kurti nuk bëri me dije nëse ka caktuar vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

You may also like