Kryeministri Kovacevski dhe liderët nga Ballkani Perëndimor në Berlin nënshkruan tre marrëveshje për mobilitet për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, i cili po mbahet sot në Berlin të Republikës Federale të Gjermanisë, nga ana e kryeministri dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë nënshkruar tre marrëveshje rajonale për mobilitet. Marrëveshjet i referohen njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, njohjes reciproke të kualifikimeve të arsimit të lartë për doktorët e mjekësisë, mjekësinë stomatologjike dhe arkitektët, si dhe lëvizja lirshëm me kartë identiteti në Ballkanin Perëndimorë.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare duhet të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës në fushën e proceseve reformuese, tregjeve të përbashkëta, njohjes reciproke të kualifikimeve profesionale, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, dhe ai duhet të kontribuojë për rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.

Këto janë qëllimet bazë dhe fokusi i procesit të Berlinit, i cili po realizohet me mbështetjen e Komisionit Evropian dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.


You may also like