Kryeministri Kovaçevski deklarohet pas takimit me Mickoski: Është moment historik për vendin!

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se pozita në të cilën është vendi është më i mirë krahasuar me propozimin më parë dhe i njëjti i inkorporon vërejtjet të cilat i ka pasur Maqedonia e Veriut.

“Për këtë nuk duhet të kemi dilema. Në propozimin francez kemi të definuar qartë pozicionet sa i përket gjuhës maqedonase. Kjo ishte çështja më e rëndësishme për ne dhe për këtë dua të jemi i qartë. Gjuha maqedonase është e qartë dhe i barabartë me gjuhë tjerë pa asnjë fusnotë, shpjegim etj”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.

Ai tha se marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet historike nuk janë pjesë e kornizës negociuese.

Kovaçevski tha se ky dokument final i BE-së, mundëson fillimin e negociatave të vendit me BE.

“Bisedimet mund t’i nisim menjëherë pas pranimit të propozimit”, tha Kovaçevski, duke shtuar se është lëndë të refuzohet, por se ajo që është e nevojshme është të mendohet me kokë të ftohet.

“Apelojmë të qëndrojmë deri tek faktet dhe dokumentet zyrtare dhe interpretimet e drejta”, shtoi Kovaçevski, raporton SHENJA.

Kovaçevski tha se kur do të vije momenti për t’i vendosur bullgarët, malazezët dhe kroatët në Kushtetutë, të gjithë parti do të japin dritë jeshile.

“Në lidhje me konsultimet kishim takim me partnerët e koalicionit, disa shfaqën qëndrime pozitive, një pjesë do t’i tregojnë në periudhën e ardhshme, ne kemi komunikim me ta. Ka mbetur edhe një pjesë të partive opozitare. Kisha bisedë më kryetarin e Aleancës, Ziadin Sela. Diskutimi në Kuvend do të zhvillohet në bazë të procedurave që i ka Kuvendi”, deklaroi Kovaçevski.

You may also like