Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka akuzuar Kinën për ndërhyrje ‘agresive’ në zgjedhjet e vendit

by admin
Spread the love

Trudeau akuzoi Pekinin se po luante lojëra agresive me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.

Kjo vjen pasi  mediat lokale raportojnë se Kanadaja identifikoi një rrjet klandestin të kandidatëve të mbështetur nga Pekini në zgjedhjet e fundit ku të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019.

‘Global News’ raportoi se Pekini kishte drejtuar fonde për kandidatët dhe se operativët kinezë kishin vepruar si këshilltarë të fushatës për shumë kandidatë.

Operacioni, i cili thuhet se u drejtua nga konsullata e Kinës në Toronto, kërkoi të vendoste operativë brenda zyrave të deputetëve që shërbenin për të ndikuar në politikë dhe u bënë përpjekje për të korruptuar ish-zyrtarët kanadezë për të fituar ndikim brenda qarqeve politike.

Megjithatë, është e paqartë nëse operacioni ishte i suksesshëm.

“Ne kemi marrë masa të rëndësishme për të forcuar integritetin e proceseve tona zgjedhore dhe sistemeve tona, dhe do të vazhdojmë të investojmë në luftën kundër ndërhyrjeve në zgjedhje, kundër ndërhyrjeve të huaja të demokracive dhe institucioneve tona,” u tha Trudeau gazetarëve të hënën.


Top Channel

You may also like