Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri Kurti doli me shpejtësi nga një konferencë e paradites ku adresonte qëndrimet e tij pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Grevist, duke thënë se ka një takim urgjent.
Kryeziu ka thënë se me theks të veçantë në këtë takim që zgjati dy orë, diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.
Kurti dhe Rama kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot në Tiranë. Takimi zgjati rreth dy orë.
Kryeministri Kurti la në gjysmë konferencën për medie pas takimit me anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, me arsyetimin se ka një takim urgjent.