Kryeministri i Bullgarisë zhvillon sot vizitë zyrtare në Maqedoninë së Veriut

by admin
Spread the love

Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov do të shkojë në Shkup bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev.

Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar do ta presë ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani.

Më pas pritet të fillojë edhe pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

You may also like