Kryeministri bullgar Kiril Petkov më 18 janar do ta vizitojë Shkupin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në mëngjes kumtoi se një delegacion i lartë i Republikës së Bullgarisë, i udhëhqur nga kryeministri Kirill Petkov, më 18 janar do ta vizitojë vendin.

Kryeministri bullgar do të shoqërohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, si dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolai Sabev.

Siç bëjnë të ditur nga MPJ vizita është planifikuar të realizohet menjëherë pas hyrjes në funksion të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka të dyja vendet dëshmojnë rëndësinë që i kushtojnë marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Në takimet në fjalë pritet të rikonfirmohen rezultatet e deritanishme dhe progresi i arritur, si dhe të vendoset një komunikim shtesë intensiv për tejkalimin e mosmarrëveshjeve për çështje të rëndësishme bilaterale.


You may also like