Kryemadhi publikon emrat e kompanive dhe pronarëve të saj: Ja skemat korruptive që u zbatuan me tre inceneratorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar emrat e kompanive dhe pronarëve të tyre të cilët sipas saj kanë kryer evazion fiskal me vlerën e 25 milionë dollarëve nga koncensioni i inceneratorëve.

Kryemadhi në një postim në Facebook thekson se Qeveria i ka paguar deri më tani tre inceneratorëve 100 milionë euro, ndërkohë që thekson se nga kjo pagesë është kryer evazion fiskal me disa kompani.

Sipas Kryemadhit, të gjithë shqiptarët presin drejtësi për tre skemat korruptive të inceneratorëve.

“Të gjithë shqiptarët presin drejtësi për 3 skemat korruptive të inceneratorëve. Pagesat nga taksat e shqiptarëve për këto 3 koncesione, kanë shkuar në xhepat e qeverisë dhe për të realizuar skema evazioni fiskal në vlera miliona euro.

Të dashur qytetarë, prokurorë, e ndërkombëtarë që na keni ndihmuar për realizimin e reformës në drejtësi, ju ftoj të shikoni fotot e mëposhtme. Ato tregojnë kompanitë që kanë kryer evazion fiskal duke zhvilluar marrëdhënie financiare me ITS e Klodian Zoto.

ITS e cila, nga 100 milionë dollarë që shteti shqiptar ka paguar deri tani për të 3 inceneratorët, ka përfituar 53 milionë dollarë në bankë, dhe për të justifikuar kostot e fryra e për të përfituar TVSH, ka kryer me këto kompani evazion fiskal në vlerën e 25 milionë dollarëve”, thekson ajo.

You may also like