Kryemadhi për zjarrin në Sazan: Ushtria nuk ka mjete, bosët e inceneratorëve vetëm në maj morën 600 mijë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit është ende aktive. Flakët janë më të përhapura në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përballë qytetit të Vlorës.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e quan si “çudi shqiptare” pamundësinë e ushtrisë për të shuar zjarrin që prej mesditës së djeshme po shkrumbon sipërfaqe të mëdha pyjore në ishullin e Sazanit.

Kryemadhi thotë në një status në rrjetet sociale se ushtria nuk ka mjetet e nevojshme, ndërsa pronarët e inceneratorëve, edhe pse në kërkim u paguan me 600 mijë euro për muajin maj.

“Çudira shqiptare: Sazani digjet, ushtria nuk ka mjete, ndërse bosët e Inceneratorëve (në kërkim) vetëm në 30 Maj morën 600 mijë € dhe….. krihen”, shkruan Kryemadhi.

Inceneratorët vijojnë të marrin pagesa nga buxheti i shtetit për shkak të pamundësisë së anulimit të kontratës koncesionare.

You may also like