Kryemadhi “kërcënon” Tabakun: Kujdes kur përmend emrin e LSI-së

by admin
Spread the love

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është drejtuar nën-kryetares së PD-së, Jorida Tabukut në mënyrë kërcënuese. Ajo i tha se duhet të ketë kujdes kur të përmend emrin e LSI-së, pasi LSI e bëri Tabakun atë që është sot.

“Dua t’i bëj diçka shumë të qartë, Tabaku duhet të jetë shumë e kujdesshme kur të përmend emrin e LSI-së. Se LSI-ja e ka bërë Tabakun nënkryetare bashkie, dhe që bashke me Pëllumb Seferin emëronin të gjithë edukatorët e çerdheve dhe koptsheve në Tiranë. Të ketë kujdes kur të përmend emrin e LSI-së dhe këdo nga LSI-ja. Shqipëria siç është fshat i madh është edhe fshat i vogël, të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Ajo duhet të jetë shumë korrekte kur përmend emrin e LSI-së në Komisionin Hetimor. Duhet të jetë shumë korrekte, se po të dojë i hap procesverbalin e komisionit. Duhet të jetë shumë korrekte, pasi LSI-ja nuk kursen asnjë që i bie në qafë,” tha Kryemadhi.

You may also like