Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, ka thënë se çështja e Kosovës nuk duhet të jetë kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
”Ne po i mbajmë gishtat të kryqëzuar për suksesin e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe besojmë se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me negociata. Megjithatë, ne nuk e pranojmë ngritjen e çështjes së Kosovës si kusht për integrimin evropian të Serbisë”, tha ai për mediumin serb Kosovo Online.
Ai thekson se Evropa ka nevojë që Ballkani Perëndimor të bashkohet sa më shpejt, derisa ka shtuar se “vendi më i rëndësishëm i Ballkanit Perëndimor është Serbia”.
Kryediplomati hungarez shpreson se tashmë këtë vit do të vërehet përparim në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
“Gjatë presidencës së Hungarisë, ne do të ndërmarrim hapa të mëdhenj. Unë ju premtoj këtë”, shtoi ai.