KRRE e konfirmon vendimin, dizeli lirohet për 5 denarë

by admin
Spread the love

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar për vendimin e ri për çmimet e derivateve të naftës.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 3,50 denarë/litër, në raport me çmimin

e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë tëderivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport, nga data 7.12.2022, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 77,50 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, ulet për 4,00 den/l, në raport me çmimin e

shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 7.12.2022, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 79,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 5,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 7.12.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 79,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), ulet për 4,50 denar/litër, në raport

me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 7.12.2022, kështu që, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), është 77,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,115 denarë/kilogram, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 7.12.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU është 40,056 den/kg.

 

You may also like