Kroacia fiton finalen e vogël, nuk ka medalje për Marokun në Katar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kroacia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës, Katar 2022. Ballkanasit kanë mposhtur 2-1 Marokun në finalen e vogël, që shpërblente fituesin me vendin e tretë në Botëror.

Ndeshja nis vrullshëm dhe kroatët kalojnë menjëherë në avantazh me Gvardiol, që shënon një gol me kokë. Por festa e Kroacisë zgjat shumë pak, pasi marokenët barazojnë shifrat vetëm 2 minuta më vonë me Dari, që gjithashtu realizon një gol me kokë.

Skuadrat luajnë hapur, pasi duan që të fitojnë këtë finale simbolike. Në fund të pjesës së parë është Orsic, ai që kalon sërish në avantazh kroatët, duke shënuar një gol të bukur.

Në pjesën e dytë Maroku mundohet të reagojë, madje i afrohet golit të barazimit me En-Nesyrin, por është portieri Livakovic, ai që ruan avantazhin e të tijve. Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, nuk ndryshon më rezultati i kësaj sfide, i vulosur që në pjesën e parë.

Kroacia fiton vendin e tretë në këtë Botëror, ndërsa Maroku duhet të kënaqet me këtë kualifikim historik mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Botës. / Oversport.tv

You may also like