KROACI – Hapet ura e Peljesacit

by admin
Spread the love

ZAGREB, 26 korrik /ATSH-HINA/ – Hapet sot ura e Peljesacit, 2 140 metra e gjatë, që lidh drejtpërdrejt rajonin më jugor të Kroacisë me pjesën tjetër të vendit.

“Ndërtimi i urës është një veprim sovran për të lidhur territorin kroat”, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç duke konfirmuar përurimin e saj dhe duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë në ceremoni.

”I gjithë projekti, i realizuar nga Korporata kineze e Rruga-Urës (”China Road dhe Bridge Corporation”), përfshirë edhe rrugët hyrëse, kushtoi 525 milionë euro, nga të cilat 357 milionë euro grant nga Bashkimi Europian”, njoftoi agjencia kroate e lajmeve HINA.

Në vitin 2018, kompanisë shtetërore kineze ”China Road dhe Bridge Corporation” (CRBC) iu dha kontrata për ndërtimin e Urës së Peljesaçit në Dalmacinë Jugore, projekti më i madh i infrastrukturës në Kroaci.

Ura lidh fshatrat Komarna në kontinent dhe Brijesta në gadishullin Peljesac, që aktualisht është ndërprerë në Neum, ku Bosnje-Hercegovina ka dalje në detin Adriatik./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like