KROACI – 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur pas një aksidenti rrugor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ZAGREB, 6 gusht /ATSH-PAP-HINA/ – Të paktën 11 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një aksident të një autobusi polak, sot në mëngjes në autostradën A4, në veri të kryeqytetit kroat, Zagreb, njoftoi agjencia kroate e lajmeve HINA.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme polake, të gjitha viktimat janë shtetas polakë.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka konfirmuar informacionin për 11 të vdekur dhe 34 të plagosur, të cilët tani janë shtruar në spital.

Ai tha gjithashtu se kishte dërguar zëvendësministrat e Shëndetësisë dhe të Jashtëm, Adam Niedzielski dhe Marcin Przydacz, në vendin e aksidentit.

Sipas Morawiecki, autobusi po transportonte pelegrinë që udhëtonin për në vendin e pelegrinazhit katolik, Mexhugorje./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like