Krizë në Gjermani/ Më shumë se gjysma e kompanive raportojnë mungesë të fuqisë punëtore

by admin
Spread the love

Më shumë se gjysma e kompanive gjermane po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, thanë të enjten Dhomat Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), shenja më e fundit që tregon krizën në një nga ekonomitë më të fuqishme të Evropës.

Përqindja e kompanive që po përballen me vështirësi në punësim është në nivelin më të lartë ndonjëherë, zbuloi Dhoma e Tregtisë  në sondazhin me 22,000 kompani, ku 53% që raportojnë mungesa.

Mungesa e stafit, çmimet e larta të energjisë dhe zhvendosja drejt neutralitetit të klimës krijon tani një përzierje të rrezikshme që mund t’i çojë firmat të zhvendosnin prodhimin jashtë vendit.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar nuk është vetëm një barrë për bizneset, por gjithashtu rrezikon suksesin në detyra të rëndësishme për të ardhmen si tranzicioni i energjisë, dixhitalizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës”, vlerësojë gjetjet.

Sondazhi zbuloi se 67% e prodhuesve të pajisjeve elektrike nuk ishin në gjendje të plotësonin vendet vakante, e po aq edhe në kompanitë në fushën e inxhinierisë mekanike.

Në sektorin e prodhimit të makinave, 65% e kompanive raportuan gjithashtu mungesë të fuqisë punëtore.

 


Top Channel

You may also like