Kriza në Ukrainë, çfarë po kërkon Rusia, si u përgjigj SHBA – po Gjermania?

by admin
Spread the love

Tash e një kohë është ngritur alarmi për një pushtim të mundshëm rus në Ukrainë.

Kjo vjen pasi Rusia ka grumbulluar 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës, megjithatë shteti rus e ka mohuar pretendimin se planifikon një pushtim.

Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden tha se besonte se Rusia mund të sulmonte fqinjin e saj muajin e ardhshëm.

“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.

Por a po bëhet ‘zhurmë për asgjë’ mbi krizën aktuale Ukrainë-Rusi?

Të premten, presidenti ukrainas, Volodymur Zelensky i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos krijojë panik për grumbullimin e trupave ruse në kufijtë e vendit të tij.

Sipas Zelenskyt, paralajmërimet për një pushtim të afërt po e rrezikojnë ekonominë e Ukrainës. Derisa Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa, ai tha se nuk sheh një kërcënim më të madh tani sesa gjatë një grumbullimi të ngjashëm të trupave pranverën e kaluar.

Megjithatë presidenti ukrainas nuk po kundërshtonte inteligjencën amerikane për grumbullimin masiv të trupave, por kaloi në aludim se Rusia po përhapte thashetheme të frikshme.

Ai iu kujtoi njerëzve se vendi i tij ka jetuar me kërcënimin e agresionit rus për vite me radhë.

Përkundër kësaj, paralajmërimet për lëvizje të mëtejshme nga ana e Rusisë po vazhdojnë.

Mediet e huaja raportuan të premten se Rusia është duke zhvendosur furnizime me gjak së bashku me materiale të tjera mjekësore te grumbullimi ushtarak pranë Ukrainës.

Këto do të lejonin në trajtimin e personave që mund të pësojnë lëndime, sipas raportimeve ky ishte një tjetër kyç i gatishmërisë ushtarake të Moskës.

Siç dihet tashmë, Rusia ka vendosur pranë kufijve ukrainas rreth 100 mijë trupa, tanke artileri dhe raketa.

Marrë parasysh këtë situatë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi të premten se grumbullimi i forcave ruse ka arritur në pikën ku presidenti rus Vladimir Putin ka një gamë të plotë opsionesh ushtarake.

“Derisa ne nuk besojmë se presidenti Putin ka marrë një vendim përfundimtar për t’i përdorur këto forca kundër Ukrainës, ai tashmë e ka aftësinë”, tha Austin në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Edhe gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, ka deklaruar se një pushtim rus i Ukrainës do të ishte “ i tmerrshëm” dhe do të çonte në një numër të konsiderueshëm viktimash.

Gjenerali Millery e përshkroi grumbullimin e trupave ruse si më të madhin që nga Lufta e Ftohtë.

Ndërkohë kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, tha se Rusia ishte e përgatitur të sulmonte Ukrainën, por nuk kishte vendosur ende nëse do ta bënte këtë.

“Besoj se ende nuk është marrë vendimi për të sulmuar”, tha Kahl për Reuters.

Pse po ndodh kërcënimi dhe çfarë po kërkon Rusia nga Perëndimi?

Rusia po kërkon nga Perëndimi që të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake NATO;

NATO duhet t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore, duke kërkuar tërheqjen e trupave nga Polonia dhe nga vendet si Estonia, Letonia dhe Lituania;

Aleanca nuk duhet të vendosë raketa në vendet afër ose në kufi me Rusinë.

Si i është përgjigjur SHBA-ja?

Kërkesa e Rusisë për mos lejimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO u refuzua nga ana e SHBA-së.

Sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken tha se përgjigja e SHBA-së ndaj Rusisë “përcakton një rrugë serioze diplomatike përpara nëse Rusia e zgjedh atë”.

“Dokumenti që kemi dorëzuar përfshin shqetësimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë në lidhje me veprimet e Rusisë që minojnë sigurinë, një vlerësim parimor dhe pragmatik të shqetësimeve që ka ngritur Rusia dhe propozimet tona për fushat ku ne mund të jemi në gjendje të gjejmë gjuhën e përbashkët”, citohet të ketë thënë tutje Blinken.

Ai nuk pranoi të detajojë specifikat e paraqitura në Moskë, por ai tha se përgjigja e SHBA-së përsëriti atë që SHBA dhe NATO kanë thënë publikisht – se ata do të mbështesin “politikën e dyerve të hapura” të NATO-s, duke hedhur poshtë kërkesat e Moskës që NATO të angazhohet që të mos pranojë kurrë Ukrainën.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin, i cili i tha homologut të tij francez, Emmanuel Macron se Perëndimi ka injoruar shqetësimet e sigurisë së Rusisë.

Po Gjermania?

Në anën tjetër, mosgatishmëria e Gjermanisë për t’u bashkuar me anëtarët e tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vendet baltike – për dërgimin e armëve, ka ngritur nxitur reagime mes aleatëve dhe ka frustruar qeverinë pro-perëndimore në Kiev.

Qeveria e re e qendrës së majtë e Olaf Scholz ka thënë se po punon për të zbutur krizën, por ka përjashtuar dërgimin e armëve vdekjeprurëse, një pozicion që u mbajt edhe nga ish-qeveria e Angela Merkelit.

Fillimisht ministrja gjermane e Mbrojtjes tha se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës 5000 helmeta, pasi ajo u kritikua se nuk i dërgoi armë këtij vendi, pavarësisht kërcënimit të një pushtimi rus.

Dhe kjo kishte nxitur një reagim nga ish-kampioni i botës në boks në peshat e rënda dhe kryetari aktual i kryeqytetit ukrainas, Kievit, Vitali Klitschko.

Ai e përshkroi ofertën e fundit të Gjermanisë për Ukrainën si “qesharake” dhe theksoi mungesën e mbështetjes nga qeveria e kancelarit, Olaf Scholz.

Sidoqoftë, ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, më vonë ka thënë se Gjermania po përgatit një paketë “të fortë” sanksionesh kundër Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën, duke përfshirë shënjestrimin e gazsjellësit Nord Stream 2. /Telegrafi/


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like