Kriza energjitike në Ukrainë/ Zelensky: “Nuk na mposhtin dot, përpiqen të na thyejnë në këtë mënyrë”

by admin
Spread the love

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka akuzuar Kremlinin se po i drejtohet “terrorizmit energjetik” pasi trupat ruse kanë pak përfitime në fushën e betejës.

Zelensky tha se 4.5 milionë njerëz ishin pa energji elektrike pas sulmeve ruse në rrjetin e saj energjetik. Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulmeme raketa dhe drone në objektet e energjisë ukrainase.

Vetëm në muajin e fundit, një e treta e termocentraleve të vendit thuhet se janë shkatërruar, sipas Presidentit Zelensky.

“Rreth 4.5 milionë konsumatorë janë shkëputur përkohësisht nga konsumi i energjisë”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e së enjtes.

“Vetë fakti që Rusia po i drejtohet terrorizmit energjetik tregon dobësinë e armikut tonë,” tha ai.
“Ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës, kështu që ata përpiqen të thyejnë njerëzit tanë në këtë mënyrë.”

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se po synon infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Akuza e Zelensky vjen pasi dalin raporte që thonë se trupat ruse po largohen nga qyteti i pushtuar i Khersonit, duke sinjalizuar një tërheqje të madhe për Rusinë.

Dhe sipas një zyrtari perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, shumica e oficerëve komandues rusë tashmë janë tërhequr nga qyteti.

Në vend që të përpiqeshin të mbanin kontrollin e qytetit, ata thanë se trupat ruse po ndërtonin pozicionet e tyre mbrojtëse në anën tjetër të lumit Dnipro, si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë ruse për të vendosur linja më të mira mbrojtëse në të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore përpara mbërritjes së dimrit.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin tha se trupat ukrainase ishin të afta për të rimarrë qytetin jugor. Por Ukraina tha se ishte ende duke luftuar në zonë dhe mbetet e kujdesshme në rast se Rusia po vendos një kurth për trupat ukrainase.

 


Top Channel

You may also like